Leka Zogu president?
Tashmë prej ditësh po flitet për emrin e mundshëm të presidentit të ardhshëm. E sigurtë duket që Bamir Topi nuk do të rikandidohet në këtë post, për këtë arsye janë duke u përfolur emra të shumtë për pasuesin e tij.
Emri më i fundit që është përmendur për postin e presidentit, është ai i Leka Zogut. Ky propozim vjen nga Lëvizja e Legalitetit, e cila shkon deri aty, sa sheh si zgjidhje edhe krijimin e monarkisë në Shqipëri.
Partia Lëvizja e Legalitetit është një parti me specifikë shumë të veçantë, sepse ne jemi mbretërorë dhe ne kemi alternativën tonë. Demokraci do të thotë edhe alternativë dhe alternativa jonë është që në krye të shtetit të jetë mbreti Leka I, ka thënë kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia.