E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës nuk paguan të dorëhequrit

Të dorëhequrit e Bashkisë së Tiranës, pas ardhjes në krye të këtij institucioni të Lulzim Bashës, nuk kanë marrë rrogën për muajin që kanë qenë në punë.

Të dorëhequrit nuk janë paguar për muajin që kanë punuar, e as për një muaj e gjysmë kohë që duhet të rrinin në punë, deri në shkëputje të marrëdhënieve kontraktuale sipas ligjit në fuqi, dhe rregullave që njeh administrata, në këtë rast Bashkia Tiranë.

Një tjetër shkelje që u është bërë të larguarve lidhet edhe me lejet vjetore. Shumë prej tyre duke mos kryer lejen e zakonshme, kanë kërkuar që të marrin pagesë dhe jo ditë pushimi. Të gjitha këto alternativa njihen me ligj dhe janë të parashikuara në Kodin e Punës. Por të gjithë punonjësit jo vetëm që nuk kanë marrë paratë për 75 ditë, jo vetëm që nuk kanë bërë leje, por nuk janë paguar as për muajin që kanë qëndruar në krye të detyrës.

Të dorëhequrit nga detyra që mbanin në një prej sektorëve të bashkisë, duhet të ndërprisnin marrëdhëniet kontraktuale sipas ligjit në fuqi pas 45 ditëve, kohë që ishte kërkuar nga ish-kryetari i bashkisë, Edi Rama, shkruan e përdtishmja Shqip.

Kjo ndoshta mund të ketë ndodhur prejt faktit se bashkia ka deklaruar se aktualisht disponon vetëm 140 milionë lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›