Edhe HEC-et në shitje

Ministria e Ekonomisë ka përgatitur një pr/ligj për të privatizuar katër hidrocentrale, atë të Ulëzes, Shkopetit, Tiranë-Lanabregasit si dhe HEC-in Bistrica 1 dhe Bistrica 2.
Projektligji në fjalë pritet të shqyrtohet të mërkurën në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku fillimisht do të krijohet shoqëritë HEC, Ulëz - Shkopet" sh.a. "HEC Tiranë Lanabregas" sh.a. dhe "HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2" sh.a.. Gjithashtu, do të përcaktohet edhe forma dhe struktura e formulës së privatizimit të shoqërive "HEC Ulëz - Shkopet" sh.a. dhe "HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2" sh.a.", që në thelb ka përgatitjen ligjore të privatizimit të këtyre hec-ve.
Këto ndërmarrje do të hiqen fillimisht nga pronësia e KESH. Në p/ligj parashikohen dy variante privatizimi, dhënia me koncesion ose shitja direkte, ku blerësit do i ofrohen jo më pak se 51 % e aksioneve. Një praktikë e tillë do të mund t’i hapë rrugën privatizimeve të tjera të mëdha në fushën e energjetikës.
Katër HEC-t kanë një fuqi të instaluar prej rreth 80 megavat, ose 5.3 % e fuqisë prodhuese totale vjetore të KESH-it. Gjatë vitit të kaluar KESH realizoi rreth 200 milionë euro të ardhura nga shitja e energjisë. /S.Lleshi/Start/
2011-05-31 23:08