E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti Ekzekutiv pret sinjalin e Dukes, gati emri i trajnerit te ri

Komiteti Ekzekutiv do te deklaroje emrin e trajnerit te ri te kombetares sone, brenda dy diteve te ardhshme. Dje mberriti ne Tirane presidenti i FSHF-se, Armando Duka dhe ekipi i tij qe ishte ne Austri, ku bisedoi per pasuesin e holandezit, Ari Han. Disa nga emrat me te cilet ka biseduar Duka dhe ndihmesit e tij, Kasmi e Nuri, jane Luka Bonacic (ish-trajner i Dinamos), Mario Kempes (ish-trajner i Lushnjes), Bylent Korkmaz (trajner i Gallatasarajit). Por edhe me austriakun, Herbert Prohaska (54 vjec), ish-lojtari i Austrise se Vjenes, Interit dhe Romes ne vitet '70-'80, i cili ka drejtuar kombetaren e Austrise ne boterorin e France 98' dhe aktualisht punon si specialist futbolli prane Federates Austriake. Nje tjeter emer i perfolur eshte edhe ish-mbrojtesi gjerman, Guido Bukvald, nje lojtar i suksesshem me klube, ne Gjermani dhe ne Japoni. Si trajner ai ka punuar te japonezet e Urava Reds. Emri i tjeter eshte Josef Heinkes, 64-vjecar, gjerman, i cili si trajner ka qene shume i suksesshem ne drejtimin e Borusias se Mynshengladbah, Bajernit te Mynihut dhe Realit te Madridit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›