Trajneri kuqezi, e "inauguron" Milani
Aranit Muraci
Milani do te vije serish ne Tirane, per te zhvilluar nje ndeshje miqesore ne kryeqytetin tone, para tifozeve dhe admiruesve te shumte shqiptare. Yjet e Seria A, fitues te Topit te Arte, Ronaldinjo, Kaka, Shevcenko, apo edhe te tjere te kalibrit te Maldinit, Sedorfit, Ambrozinit etj, nen drejtimin e Karlo Ancelotit, do te zbresin pak dite me vone ne tapetin e blerte te stadiumit "Qemal Stafa", per te luajtur nje ndeshje miqesore kunder ekipit tone kombetar B. Ndeshja miqesore do te zhvillohet me 12 maj, dhe lajmi eshte konfirmuar nga administratori i Milanit, Adriano Galiani. Ndermjetesues per zhvillimin e ketij takimi miqesor eshte Rezart Taci, presidenti i "Taci Oil", qe organizoi edhe miqesoren e muajit tetor, kur Milani u perball me ekipin e Tiranes. Pas miqesores se pare dhe vizites historike te Milanit ne Tirane, Adriano Galiani pati deklaruar para medieve, se kishte mbetur shume i kenaqur nga mikpritja dhe ne nje te ardhme, ekipi i tij do te priste me kenaqesi te rikthehej per ndeshje te tjera miqesore ne Shqiperi. Vetem pak dite me pare, eshte organizuar edhe "Milan Junior Camp", nje aktivitet qe merret me zbulimin e talenteve, nen mbikeqyrjen e drejtuesve te klubit te madh te Milanit. Ky aktivitetet zhvillohet per te dytin vit radhazi, ne kryeqytetin tone. Sakaq, ekipi i madh i Italise, qe fitoi 3-0 ne ndeshjen e fundit dhe eshte ngjitur ne vend te dyte per ne kete sezon, ka nje histori te madhe, pasi e ka fituar 7 here kompeticionin e Liges se Kampioneve. Ne ndryshim nga miqesorja e tetorit, kur perballe Milanit luajti Tirana, si ekipi me i mire ne Shqiperi, me 12 maj do te mblidhen ne nje ekip perfaqesues, lojtaret me te mire te kampionatit shqiptar, te cilet do te drejtohen nga trajneri i ri, qe pritet te emerohet ne nje nga keto dy dite. Presidenti i FSHF-se, Armando Duka do te mbledhe Komitetin Ekzekutiv, per te zyrtarizuar trajnerin e ardhshem te kombetares. Trajneri i ri do te kete mundesine qe t'i shohe nga afer lojtaret me te mire te kampionatit, ne nje ndeshje luksi, para ndeshjes zyrtare te 6 qershorit, kunder Portugalise, e cila do te jete edhe premiera e tij. Gjithsesi, vlen te permendet fakti se brenda nje viti, nje nder ekipet me te mira ne kontinent, vjen per here te dyte ne Shqiperi.