E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH premton libreza shëndeti të përkohshme për banorët e evakuuar

Drejtoresha e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shëndetësor vizitoi dje vendqëndrimet e banorëve të evakuuar nga zonat e përmbytura në zonën e Shkodrës si dhe disa qendra shëndetësore të cilat prej ditësh, pas urdhrit të ISKSH-së, japin shërbim 24 orë. Hana vizitoi banorët e vendosur në shkollën Industriale Arben Broci në Shkodër, ku është vendosur edhe një pikë shëndetësore në të cilën shërbejnë pa ndërprerje mjekë dhe infermierë.

Mjekët u shprehën se po I shërbejnë banorëve me vizita dhe medikamente. Drejtoresha e ISKSH-së dha urdhër për përdorimin e librezave të përkohshme të shëndetëtit, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë banorët pa asnjë pengesë. Do të shërbehet me cdo medicament të nevojshëm për të gjithë të evakuarit dhe shërbimi do të vijojë të jetë 24 orë, tha znj. Hana. Në shkollën industriale janë vendosur rreth 230 banorë të evakuar. Më pas znj. Hana vizitoi qendrën shëndetësore të Oblikës, e cila është po ashtu në shërbim të pandërprerë për banorët. Mjeku I kësaj Qendre u shpreh se ka patur disa raste që ka kryer vizita dhe ka dërguar medikamentet me rimbursim në zonën e Oblikës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›