E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti Kundër Torturës, viziton të arrestuarit e demonstratës

Komiteti Kundër Torturës i Këshillit të Evropës, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, dy javë pas protestave të 21 janarit.

Siç bëri të ditur zyra e shtypit e organizatës ditën e premte në Strazburg, një delegacion ka vizituar tre ditë me radhë disa stacione policie dhe burgje, në të cilat qëndrojnë ende 35 demostrues të arrestuar.

Tre anëtarët e delegacionit kanë pyetur të arrestuarit për rrethanat e arrestimit të tyre dhe kushtet e mbajtjes nën arrest. Përfundimet e vizitës do të bëhen publike më vonë por për këtë duhet edhe aprovimi i qeverisë tonë. Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës që prej vitit 1995 dhe ka nënshkruar Konventën Kundër Torturave.

Kjo konventë i jep të drejtën Komitetit kundër Torturës që të kontrollojë vendin dhe gjendjen e të burgosurve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›