E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Topalli anuloi seancën në mënyrë të njëanshme

TIRANË- Nënkryetari i grupit parlamentar i PS-së, Saimir Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, për të mos mbledhur dje seancën e parashikuar parlamentare. “Për të dytën javë rresht, seanca parlamentare anullohet nga Saliu dhe Salizëza në krye të Kuvendit. Parlamenti, që për të ngritur një komision karagjoz hetimor, u mblodh me komandë ushtarake për 5 minuta, ditë të dielë në mes të natës, tani nuk mblidhet më fare, sepse shoku Saliu dhe shoqja Jozefina kanë vendosur të mos mblidhet. Me urdhrat e Saliut, spikerja e parlamentit vendosi në mënyrë të njëanshme dhe aspak transparente, anullimin e seancës së djeshme parlamentare, njëlloj siç bëri dhe me seancën e javës së kaluar, duke dëshmuar se i ashtuquajturi kryeministër dhe e gjithë tufa e deputetëve e ministrave të pushtetit, iu është kallur frika nga përballja me opozitën në parlament, po njëlloj siç i ka zënë tartakuti nga përballja me popullin”, tha dje Tahiri. Ai shtoi se, Topalli e ka kthyer Kuvendin në një institucion të marrë peng nga korrupsioni dhe krimi në pushtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›