E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leter tim biri

Mos nxirr koken ne dritare bir se nuk dua te ma shohesh Shqiperine. Kete vendin tim. Kete token time. Nuk dua te ma shohesh keshtu sic eshte bere. Sic e kemi bere. Tek po erret nga dita ne dite ne nje dhimbje qe ska kufij. Ku rruget e ftohta ste cojne kerrkund.
Lerma mua Ate. Ta fsheh. Ta largoj.


Ne ato cepat me te fshehte e te larget te mendjes sime. E te zemres. Qe i njoh vec une. E ta mbaj keshtu larg teje. Ashtu sic eshte. Ashtu sic nuk e desha te ishte. Por eshte e imja. Keshtu munda ta ndertoje une ate. Kaq munda te bej.


Nuk do ta le vetem. Mos u tremb. E mos u merakos ti shpirti im. Do ta mbaj ngrohte. Me beso. Ti se di. E ske se si ta dish. Por ne kemi nje lidhje qe se shkeput njeri mbi kete toke. E as nje force.


E dua edhe kur ka halle te medha dhe shpina e lodhur sja mban dot. Bile e dua me shume atehere. Nderkohe qe ne ato vendet e aferta e aq te largeta do te jetoja shume me mire se ketu. Mos u habit nga kjo. Kjo duket nje dashuri pa kuptim e di. Por kur pati ndonjehere kuptim dashuria


Po na mbyt mizerja. Mashtrimi dhe dhuna. Jemi me te keqkuptuarit e koherave. Qe urtesine e mencur ja moren dhe perkthyen per budallallek. Ca kopuk e mashtrues. Qe paqen e shpirtit e te mendjes ja moren per frike. Ata qe fshehin veten pas armeve dhe mungesen e guximit pas plumbave. Pas plumbave qe vrasin kriminelet me te cuditshem qe bota njohu me te varferit e ketij vendi.


Te varfer qe prishin rendin e gjerave. Cilave gjera E gjerave qe shemtojne dhe cnderojne vendin tim. Ku familjet e keputura kane ushqehen me keq se Labradori i familjareve te udheheqesit. Ku te rinjte skane asnje perspektive per jeten. Vec te jetojne me pune te zeza.


Qe u sterrosin te ardhmen. Qe sduket kerrkund. Ku mesuesit e dine te verteten dhe skane fuqi tua thone femijeve. Me shprit nder dhemb. E dhemb shtrenguar. Tek mundohen me lot qe srrjedhin dhe psheretima qe sshperthejne tua ndjellin dashurine per kete vend. Per bukurine e tij. Qe seshte. Per perspektiven e tij. Qe svjen. Per endren e tij. Qe mbetet vec enderr. Gjithmone.


Ne kete token time. Ku dhimbja te keput ne mes. E sduan te te lene as te qash. Sepse kane frike nga lotet. Ata qe dine te derdhin vec plumba. Sepse nje njeri qe qan eshte nje njeri qe ndjen. E nje njeri qe ndjen eshte nje njeri qe guxon bir.


Ku prinderit kane pushuar se enderruari. Pa ja thene kerrkujt. As vetes. E sidomos femijve te tyre. Sic nuk dua ta dish ti bir per mua. Tek mundohem te qesh para teje.
Atehere kur merzitja dhe trishtimi po me shkrijne. Te te perkedhel kur frika per te ardhmen tende me merr frymen. Dhe jeta jote me le pa gjume.


Pa gjume ne Shqiperine e permbytur nga lumenjte e pisllekut. Ku rruget e pista jane me te pasterta se shpirtrat. E ku shpirtrat e mire po dalin nga trupat tane se gjalli. Duke na lene te sillemi verdalle vec si shetites.


Ne rruget e cmendura te nje jete qe mendimi i perparuar se pranon dot. Po lengon ky vendthi yne. Po e kalbin si kurre ndonjehere. Ata qe duhej ta sheronin.Nje shoqeri ne ethe. Qe lekundet mes te ardhmes dhe te shkuares. Mes urtesise se pamjes dhe zjarrmise se shpirtit.


Ne kembe Drejt. Sic ngrihesh ti bir sa here qe rrezohesh. Tamam si ty eshte kjo Shqiperia ime.

Spati viruse qe se preken. Qe linden ne bote dhe se kapen. Qe e lodhen dhe perkunden ne zjarrmira dhe ethe lodhese e sfilitese. Qe e semuren. Qe e dobesuan. Qe e perkulen. Ne nje histori rritjeje te paperseritshme. Me aq mundime. Qe te trondisin shpirtin.


Shpirtin qe megjithate nuk iu perkul kurre. Nga asgje. Nga askush. Tek kapet fort sic kapesh ti pas meje ne nje deshire te pamposhtur. Te ethshme. Per nje jete me te mire me te denje me te drejte me te ndershme. Qe do tia arrije se sben. Lerma mua kete Shqiperi bir. Me ler te llafosem gjere e gjate me te.


Ti flas ashtu sic di une. Me shpirt. Sic i kam folur prej qindra e mijera vjetesh. Ka disa secrete qe i kam vec une me te.
Mos u merakos. Lena vetem bir. Ti them nja dy fjale. Jo per veten. Jo per jeten time. Jo per vuajtjet e mia.


Mbylli veshet bir. E ik qiellu ne ato plazhet e mrekullueshme qe ky vend i ka pa fund e ne ato gezimet e tua te vogla. E lerme ti them atehere nen ze Ti kam falur te gjitha Shqiperia ime. Vec mos me nxirr mashtrues para tim biri...
Mos e nxirr koken ne dritare bir se nuk dua te ma shohesh Shqiperine keshtu. Si mbi nje parvaz pusi. shte ende heret. E mbi te gjitha mos mi shih syte. Si te kam thene Burrat e ketij dheu nuk qajne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›