Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot ne nje takim te vecante nje grup perfaqesuesish te biznesit spanjoll me interesa investimi ne turizem te kryesuar nga Juan Trujillo, President i grupit investito
Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot ne nje takim te vecante nje grup perfaqesuesish te biznesit spanjoll me interesa investimi ne turizem te kryesuar nga Juan Trujillo, President i grupit investitor "Trusam".
Ne fillim te ketij takimi Kryeministri i ka shprehur interesin e Shqiperise per thithjen e investimeve te huaja duke vleresuar ne vecanti ato nga vende te Komunitetit Europian.
Kryeministri ka theksuar politiken nxitese te qeverise ne vecanti per investimet ne fushen e turizmit duke u shprehur se projektet turistike per te cilat ky grup ishte interesuar jane te rendesishme sepse ne te marrin pjese grupe te fuqishme te rangut te pare europian dhe me potence ne fushen e turizmin ne Europe siç jane RIU, Neckerman, Iberaostar etj.
Kryeministri me kete rast ka nenvizuar se nuk do te mungoje mbeshtetja e plote e Qeverise per iniciativat ne kete drejtim.
"Mes Shqiperise dhe Spanjes kemi shume gjera per te shkembyer qe nga eksperienca per tranzicionin e deri tek turizmi"- tha Kryeministri.
"Spanja mund ta ndihmoje Shqiperine vecanerisht ne krijimin e infrastruktures se turizmit, ne krijimin e lidhjeve te nje sere biznesesh te lidhur me turizimin, si hotele, plazhe private, vende pushimi etj, me homologet e tjere europiane. Ne e konsiderojme kete si pjese te proceseve integruese" tha zoti Nano.
Nga ana e tyre perfaqesusesit spanjoll e kane quajtur kete vizite te rendesishme per te pare nga afer situaten dhe interesin e qeverise shqiptare per fushen e turizmit. Ata u shprehen se shume shpejte do te fillojne te hedhin hapat konkret per te realizuar projektet ne fushen e turizmit dhe per te nxitur gjithashtu interesin e turisteve per te ardhur ne Shqiperi.