Sot, Kryeministri Fatos Nano, ka qene per vizite ne qytetin e Elbasanit ku ka marre pjese ne veprimtari te ndryshme, te organizuara me rastin e "Dites se Veres", feste kjo tradicionale per kete qy
Sot, Kryeministri Fatos Nano, ka qene per vizite ne qytetin e Elbasanit ku ka marre pjese ne veprimtari te ndryshme, te organizuara me rastin e "Dites se Veres", feste kjo tradicionale per kete qytet.
Fillimisht Kryeministri Nano eshte ndalur ne Bashkine e Elbasanit, ku u prit nga kryetari i kesaj Bashkie, Hysen Domi, deputete te Kuvendit te Shqiperise dhe autoritete vendore te ketij qarku. "U uroj te gjithe elbasanllinjve "Diten e Veres", festen e luleve, nje dite e shenuar, kjo, qe festohet ne shekuj, ne qytetin tuaj", tha Kryeministri.
Kryeministri Nano, është njohur nga afër me punën që po bëhet në Elbasan për realizimin e projekteve, të cilat do të mbështesin ecurinë e biznesit në qytet, si dhe për masat që po merren në luftën kundër evazionit fiskal dhe kontrabandës.
Kryeministri u interesua vecanerisht për planet urbane të Elbasanit dhe theksoi se, "për realizimin me sukses të tyre është i rëndësishëm ligji i pronave, një ligj ky që kërkon konsensus politik dhe social".
Kryeministri Nano u shpreh se, "vetëm një kompesim real i pronarëve, përcaktimi i qartë i zonave urbane dhe më pas legalizimi i ndërtimeve të bëra në këto vite, do të ndikojë drejtpërdrejt në moslejimin e fenomenit që ka shoqëruar vendin në këta vjet, atë të mbivendosjes së pronave".
"Kërkoj nga strukturat e pushtetit lokal këtu në Elbasan, që të vazhdojnë, sikurse deri tani, të punojnë me intensitet të lartë për realizimin e objektivave të qeverisë",- u shpreh kryeministri Nano.
Me pas Kryeministri vizitoi edicionin e përvitshëm të Panairit "Dita e Verës", organizuar nga dhoma e Tregtise dhe Industrise e rrethit, ku kishin ekspozuar aktivitetin e tyre 40 firma vendase dhe te huaja. Kryeministri ka kembyer biseda me biznesmene te ndryshem pjesmarres ne kete panair.
"Gezuar Diten e Veres, nje rizgjim te mbare, paqe dhe lumturi per te gjithe, - iu drejtua Kryeministri pjesmarresve.
Duke kaluar neper stendat e firmave te ndryshme, Kryeministri Fatos Nano u interesua per ecurine e biznesit te tyre dhe i uroi ata per suksese te metejshme
Pasi ka dale nga panairi, Kryeministri ka preferuar te shetise ne kembe permes bulevardit "Qemal Stafa" te Elbasanit ku ka shkembyer pershendetje me banore te shumte qe kishin mbushur shetitoren e ketij qyteti.
Ne vijim te veprimtarive te organizuara me rastin e festes tradicionale te Dites se Veres, Kryeministri Nano ka marre pjese ne koncertin festiv te organizuae ne Teatrin "Skampa".
Kryeministri, i shoqeruar nga autoritetet qe e shoqeronin, ka zhvilluar edhe nje takim me anëtarë dhe dashamirës të Partisë Socialiste, ne nje mjedis festiv, ku u shpreh:
"Te dashur miq, dhe perfaqesues te popullit elbasanas.
Te nderuar deputete.
Te nderuar drejtues te partise se progresit.
Te nderuar drejtues te pushtetit vendor.
Te dashur njerez dhe militante!
Kam kenaqesine te jem prape midis jush ne Diten e Veres. Nje dite qe, per shkak te kultures, te tradites dhe te aftesise konkuruese te elbasanasve, eshte nje dite kombetare. Eshte nje dite kur takohen te gjithe. Eshte nje dite kur te gjithe ata qe duan progresin mblidhen dhe festojne se bashku per te simbolizuar rilindjen, perteritjen dhe angazhimin per nje dite, jete dhe Shqiperi me te mire.
Une pata sot nje çmallje me te gjithe: me autoritetet bashkiake, me perfaqesues politike, me qytetare te Elbasanit, me ata qe ruajne rendin, si dhe me ata qe ushtrojne te drejtat dhe lirite themelore ne liri.
Ky ishte nje rast i mire per te kuptuar se çfare duhet te vazhdojme te bejme sebashku. Ne kete stine kur çelin lulet eshte çelur dhe buxheti, po çelet dhe sipermarrja. Do te kemi se shpejti vazhdim inagurimesh te kantiereve, te investimeve publike dhe private.
Siç e shihni kam serish me vete perfaqesues te qeverise dhe deputete te rinj. Ministria e Punes dheÇeshtjeve Sociale me prezantoi sot me disa perfaqesues te denje te qytetarise vendase dhe te sipermarrjes elbasanase, me perfaqesuesit e komunitetit rom, qe dikur ishin te veçuar prej nesh, te cilet jo vetem qe kane rregulluar jeten e tyre, por po i japin edhe Elbasanit edhe tregut produkte aq te pastra sa zemra e tyre.
Une ju uroj te gjitheve te vazhdoni te besoni e te punoni se bashku dhe te nxisni edhe autoritetet vendore dhe qendore te jene me prane iniciativave dhe problemeve tuaja.
Gezuar festen.
Ne mbyllje te vizites ne qytetin e Elbasanit, Kryeministri Fatos Nano ka vizituar Muzeun Etnografik, i cili eshte ndertuar ne nje shtepi karakteristike elbasanase qe i takon shekullit te 18-te. Kryeministri eshte njohur me reliket e ekspozuara ne kete muze, te cilat perbejne nje vlere te vecante per kulturen dhe historine e kesaj treve me tradita.
Kryeministri vleresoi punen e bere dhe kujdesin e treguar per pasurimin dhe mirembajtjen e ketij muzeu me vlera te vecanta dhe u shpreh per ruajtjen e tyre, si dhe per nxitjen e politikave qe promovojne keto vlera.