Berlini nje mision ndermjetesimi pas deshtimit te Bashkimit Europian
BE ka kerkuar qe Shqiperia te ndaloje ndarjet partiake dhe te punoje per nje te ardhme te perbashket por qe nuk ka pasur asnje rezultat. Tani Berlini dashuron te jape nje goditje per te zgjidhur ngercin politik ne kete vend ekonomikisht te tronditur. Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Gjermanise Dirk Niebel ka arritur ne Shqiperi te enjten me nje oferte per ti dhene fund krizes se thelle politike qe ka perfshire vendin e vogel te Europes Juglindore dhe te startoje ringritja e ekonomise. Megjithese Shqiperia doli nga nje diktature e eger dy dekada me pare klasa politike vendase kerkon te fitoje gjithcka duke vene ne pikepyetje shtetin e se drejtes. Qe nga zgjedhjet e pergjithshme dy vjet me pare qeveria dhe opozita kane shkembyer akuza per manipulime elektorale. Debati politik u tensionua shume kur dhuna shpertheu ne janar. Mazhoranca eshte e vendosur qe te siguroje qe cdo vote e qytetarit te numerohet tha Kryeministri Sali Berisha kreu i PD-se ne pushtet dhe ish-mjeku i diktatorit te fundit te Shqiperise Enver Hoxha. Por lideri i opozites socialiste Edi Rama vazhdon te vere ne dyshim legjitimitetin e pushtetit politik. Shqiperia ka nevoje per shembullin tone per forcen tone. Ne i themi jo vuajtjes sociale padrejtesise dhe vjedhjes tha Rama.
Frustrimi i riniseSi pasoje e kesaj krize ligjvenesit e kryeqytetit Tirane kane deshtuar qe te zbatojne politika te reja per tiu adresuar ankesave dhe humbjes se shpreses se te rinjve shume prej te cileve enderrojne te ikin nga vendi per nje jete me te mire.
Situata ekonomike eshte perkeqesuar pas dhunes qe shpertheu ne fillim te vitit. Shume investitore te huaj kane lene Shqiperine nga frika e jo-stabilitetit. Burime zyrtare flasin per 13 por zera jozyrtare theksojne se kjo shifer mund te jete me e larte perkatesisht 30. Bashkimi Europian nderkohe vazhdon thirrjet e pasuksesshme per te krijuar nje ure ne ndarjen politike dhe per te gjetur nje zgjidhje per rritjen ekonomike te vendit.
Marre nga Deutsche Welle