Niebel mision njohes dhe ndermjetesues
Vizita e ministrit gjerman te Bashkepunimit Ekonomik dhe Zhvillimit Dirk Niebel i paralajmeruar nga mediat gjermane si ndermjetes per zgjidhen e krizes politike duket se eshte shoqeruar me dicka mikse qe perfshin dhe interesat ekonomike. Nje nga mediat me me peshe ne Gjermani si Deutsche Welle kishte paralajmeruar se ministri Niebel shihej si nje ndermjetes per zgjidhjen e krizes se tejzgjatur politike ne Shqiperi e cila po rrezikon te shoqerohet dhe me nje krize ekonomike. Ne Gjermani ne kemi media te lira qe mund te raportojne dhe gjera te paverteta tha ne konferencen e djeshme per shtyp Niebel pas takimit me dyer te mbyllura me ministrin e Ekonomise Nasip Naco. Ne lidhje me misionin negociator ministri gjerman e ka cilesuar si dicka jo te menduar mire. Ka nje thenie shume te bukur te nje psikologu gjerman Shulze Fortune quhet dhe thote se edhe keshillat jane goditje por kjo eshte nje loje qe ndodh ne Gjermani. Pra do te thote me kete citat pra se nuk eshte detyra ime per te dhene keshilla ne lidhje me kete koncept. E gjithe ajo qe deshirojme Europa dhe ne eshte qe Shqiperia te beje perpara ne procesin europian. Une mendoj se ne asnje moment te udhetimit tim te pergatitur ne Shqiperi nuk qe qellimi i vizites time te ndermerrja nje mision te tille dhe ndaj do te mendoja se nuk do te ishte dicka e mencur kjo tha Niebel. Sipas tij BE sot nuk eshte me nje komunitet ekonomik ai eshte nje komunitet vlerash dhe ne nje komunitet te tille eshte me se normale qe qeveria sot neser te jete opozite apo dhe anasjelltas dhe kjo ceshtje e pranueshme nga te dyja palet. Kjo presupozon pikesepari pikerisht transparencen rregulla te qarta loje dhe siguri te shtetit ligjor theksoi ministri gjerman.
Naco braktis konferencenPerpara nisjes se konferences mesohet se paneli vecmas ministrit dhe ambasadores gjermane parashikonte nje vend dhe per ministrin shqiptar te Ekonomise Nasip Naco. Nuk dihen arsyet se pse Naco nuk mori pjese ne kete konference. Nderkohe qe Gjermania ka kerkuar qe te ruhen pozitat monopoliste te Aeroportit te Rinasit i cili eshte dhene me koncesion firmes se krijuar nga konsorciumi i perbere nga HOCHTIEF AirPort GmbH Deutsche Investitions- und Entwicklungsgesellschaft bmH DEG dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndermarrjeve FSHAN. Gjermani eshte nje nga investitoret kryesore ne Shqiperi. Aktualisht ne vend pritet te vihen ne perdorim edhe dy aeroportet e Sarandes dhe Kukesit te cilat jane bllokuar nga nje monopol i tille. Prej me se 20 vitesh ky shtet i fuqishem i BE-se ka dhene fonde te konsiderueshme per vendin tone.
Takimi me BerishenKryeministri shqiptar Sali Berisha ne takim i shprehu Niebel falenderimet e thella per ndihmen qe qeveria gjermane i ka akorduar Shqiperise ne 20 vitet e fundit duke mbeshtetur reformat transformuese te Shqiperise si dhe per ndihmen e vazhdueshme ne procesin e integrimit europian. Vlera e ndihmes gjermane ne fushat prioritare ne kuader te bashkepunimit ekonomik bilateral arrin ne 500 milione euro e fokusuar ne sektore shume te rendesishem si energjetika ujesjelles-kanalizime arsimi bujqesia mbeshtetja e sektorit ekonomik. Ne kete aspekt Kryeministri theksoi se projektet e mbeshtetura nga qeveria gjermane jane nje histori e vertete suksesi ne Shqiperi. Kryeministri Berisha rikonfirmoi edhe njehere prioritetin e madh te qeverise shqiptare ate te integrimit europian per te cilin ajo po permbush te gjitha angazhimet e saj ne kete proces. Berisha dhe Niebel do te jene te pranishem sot ne inaugurimin e Linjes 400 kv Tirane-Podgorice ne qytetin e Koplikut.