E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Regjistrimi vlen per zhvillimin e vendit

Permet

Regjistrimi i popullsise gjen perkrahje edhe nga ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugjen Wolfarth. Gjate nje vizite ne Permet ku ka zhvilluar takime me perfaqesues te pushtetit vendor ai eshte pergjigjur edhe interesit te medias per kete proces e per te cilin ka dhene konsiderata pozitive. Bashkohem me ata qe ftojne njerezit te marrin pjese ne regjistrimin e popullsise sepse kjo do te ndihmoje ne planifikimin e zhvillimit te vendit edhe per te ardhmen. Personalisht e shoh regjistrimin e popullsise ne Shqiperi vazhdoi ambasadori i Prezences se OSBE-se ne Tirane si nje mundesi per zhvillimin e vendit ne te gjitha nivelet duke filluar nga bashkite eshte shprehur Wollfarth. Me tej ai ka nenvizuar edhe debatin qe ka lindur per kete ceshtje dhe zonen e Himares ku mendohet se eshte pika kritike e asaj qe vleresohet si loje e Athines me regjistrimin. Jam ne dijeni te disa qendrimeve te ndryshme ne lidhje me regjistrimin e popullsise. Por kur vjen puna per planifikimin mendoj qe eshte i rendesishem per perllogaritjen e hapave te zhvillimit ekonomik e social dhe prandaj e ritheksoj edhe njehere ftesen per pjesemarrje per vete domosdoshmerine e pjesemarrjes se njerezve ne procesin e regjistrimit te popullsise eshte shprehur ambasadori Wollfarth i cili ka qene prezent edhe ne zyrat e nje zyre te rrjetit te shoqerise civile qe financohet nga OSBE-ja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›