Komiteti i OKB: Në Shqipëri ligje diskriminuese kundër personave me aftësi të kufizuara
GJENEVE - Komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut mbështet qëndrimin e komunitetit me persona me aftësi të kufizuara në Shqipëri duke i cilësuar ligjet ekzistuese si diskriminuese ndaj kësaj shtrese të shoqërisë.
Në konkluzionet e publikuara pas raportit të Shqipërisë në Gjenevë javën e kaluar, thuhet shprehimisht se komiteti është i shqetësuar për ekzistencën e ligjeve që diskriminojnë personat me aftësi të kufizuar. Ndërkaq ne konkluzione shprehet shqetësim për vonesën e dhënies së ndihmës sociale për këtë kategori dhe veçanërisht për kufizimet ligjore që i ndalojnë këta persona të votojnë në zgjedhje.
“Komiteti është gjithashtu i shqetësuar që këta persona vuajnë nga një status i ulët ekonomik që vështirësohet edhe më shumë nga vonesa e shpërndarjes së asistencës dhe mungesës së qendrave të përkujdesit për ta”-thuhet në pikën 22 të konkluzioneve të publikuara në faqen zyrtare të këtij institucioni.
Për këtë arsye i bëhet thirrje shtetit shqiptar që të shfuqizojë ose ndryshojë të gjithë legjislacionin diskriminues, që do të thotë ndryshimet e miratuara më vendim të këshillit të ministrave ne ligjet për Statusin e të Verbërit dhe ligjin për statusin e invalidit para dhe tetraplegjik.
“Shteti duhet të rishikojë legjislacionin për të garantuar që të mos ketë diskriminim ndaj personave me aftësi të kufizuara fizike apo psikologjike duke I mohuar të drejtën e votës. Gjithashtu duhet të garantojë pagesën e plotë dhe në kohë të asistencës së tyre si dhe të implementojë politikat e duhura për të përmirësuar statusin e tyre ekonomik”-thuhet në raport.
Pavarësisht kundërshtimit dhe protestat, në 15 mars të vitit të kaluar, parlamenti shqiptar miratoi vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet në këto dy ligje që sipas anëtarëve të këtij komuniteti kufizonin të drejtat e tyre dhe fondet për energjinë, udhëtimin dhe ndihma të tjera ekonomike. Qeveria argumentoi atëherë ndryshimet në ligj me pretendimin se ka persona që abuzojnë.
Ministri i Financave Ridvan Bode tha se qeveria ka në lista 16 mijë persona me aftësi të kufizuara, por kompania CEZ thotë se janë 25 mijë persona dhe kërkoi që qeveria të paguajë 25 milionë dollarë për energjinë që ata kanë marrë falas gjatë vitit të kaluar. Thelbi i ndryshimit të ligjit është se të verbrit dhe personat me aftësi të kufizuara para dhe tetraplegjike nuk do të marrin shërbime falas por shërbimet e marra do të paguhen me vendim qeverie direkt në pagat e tyre.
(er.nu/news24/BalkanWeb)