Durrës, CEZ i pret energjinë 615 abonentëve debitor: Gjoba abuzuesve
DURRËS- CEZ Shpërndarje vijon ndërprerjen e energjisë elektrike ndaj debitorëve në qytetin e Durrësit.
Aksioni i nisur pak javë ndaj debitorëve dhe abuzuesve të cilët nuk paguan prej kohësh faturat e energjisë elektrike është shtrirë në të gjithë qytetin bregdetar.
Drejtor i shitjeve në CEZ, Ilirja Shkëmbi ka paralajëmruar tolerancë zero ndaj abuzueve që nuk paguajnë. Skëmbi në një prononcim për mediat thekson se do të ketë gjoba edhe për abuzuesit me matësit dhe vjedhësit e energjisë. Gjoba sipas tij do të vendosen kur të verifikohen shkeljet e ligjit.
“Gjobat për abuzuesit bazohen tek vendimi i ERE. Plazhi i Durrësit deri në Kavajë, 1000 debitorë. Vetëm sot u është prerë energjia 615 abonentëve. Sot janë arkëtuar rreth 3.4 mln lekë të reja në Kavajë. Janë arkëtuar 20 milion lekë të reja në Durrës” tha Shkëmbi.
CEZ Shpërndarje do të vazhdojë ndërprerjet e energjisë për ata qe nuk paguajnë faturat. Nga ana tjetër kompania garanton furnizimin me energji pa ndërprerje edhe gjate sezonit turistik.
(e.m/BalkanWeb)