Qeveria ka tejkaluar planin e borxhit të jashtëm me 3.2 mln lekë
TIRANE - Qeveria ka tejkaluar planin e borxhit të jashtëm me 3.2 miliardë lekë gjatë pjesës së parë të këtij viti. Nga të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave rezulton se niveli i borxhit arriti për periudhën janar-qershor vlerën e 10.1 miliardë lekë, ndërkohë që plani ishte për 6.9 miliardë lekë.
Ekspertët e këtij dikasteri shpjegojnë se borxhi i jashtëm po përdoret kryesisht për investime publike afatgjata dhe pjesa më e madhe e financimeve që janë marrë borxh janë kredi zhvillimi, me afat të gjatë dhe interesa jo të lartë.
Ndërkohë gjatë këtij viti është konstatuar edhe një rritje e borxhit të brendshëm. E thënë ndryshe, qeveria po merr borxh te qytetarët e saj, nëpërmjet ankandeve të bonove të thesarit, në kushtet kur situata në tregjet financiare ndërkombëtare është e pafavorshme dhe interesat që ofrohen janë të larta.
Kështu, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për gjashtë muajt e parë të këtij viti niveli i huamarrjes së brendshme arriti në 25.2 miliardë lekë, duke qenë 2.8 miliardë lekë më shumë se plani i kësaj periudhe. Në total, stoku i borxhit publik të vendit ka arritur aktualisht në 62.4 % të Produktit të Brendshëm Bruto, duke pësuar rritje të vazhdueshme që pas heqjes së kufirit prej 60% të këtij treguesi në fund të vitit të kaluar nga parlamenti.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Qeveria ka tejkaluar planin e borxhit të jashtëm me 3.2 mln lekë