Konflikti për pronën, ish-grevisti i urisë prej 1 muaji në QSUT
TIRANË- Pasi la grevën e urisë 2 muaj më parë si shkak i një infarkti në zemër Ramazan Lile një nga banorët e rrugës “Margarita Tutulani” në Tiranë ndodhet sot në gjendje të rëndë shëndetësore në kardiologjinë e QSUT.
Me mundim 60-vjecari arrin të dalë jashtë derës së spitalit për të na dëshmuar peripecitë e tij shëndetësore që nga momenti kur mjekët e larguan nga greva në limitet e jetës. Lile vuan nga një komplikacion i rëndë në zemër të cilin mjekët shqiptar hezitojnë ta operojnë.
“Që ditën e parë të grevës, unë u sëmura. Më ra infarkt direkt. Doktori nuk më merr përsipër se thotë ti e ke shumë të ndërlikuar operimin. Nuk mund ta bëj operimin tënd. Sesi do të vejë kjo puna ime unë nuk e di, të na japë rrugëzgjidhje drejtoria e spitalit ose Ministri i Shëndetësisë. Këto ilaçe i blemë vetë. Shumë pak ilaçe kanë këto, të tjerat i blemë vetë” u shpreh Ramazan Lile.
Pas humbjes së shtëpisë familja rrezikon të humbas edhe kryefamiljarin, ndërsa bashkëshortja fajëson për këtë spitalin i cili sipas saj nuk ofron as ilaçet më elementare.
“Këtu duhet të kesh gjendja financiare, duhet të kesh lekë që të bëhesh operim. Po nuk pate lekë këtu je i vdekur. Të gjithë i marrin ilaçet jashtë dhe i sjellin. Ne i blemë me lekë. Ne nuk kemi ekonomi, e kemi ekonominë shumët ë dobët, ia marrim borxh vëllezërve dhe motrave dhe gjendja e tij është shumë keq”, tha Ervehe Nazja
Prej 2 muajsh 13 familjet e pallatit tre katësh në rrugën “Margarita Tutulani” janë vënë në ruajtje të objektit, duke mos lejuar përmbaruesin apo personat që pretendojnë pronësinë që të vijojnë prishjen e ndërtesës, ndërsa shpresojnë tek vendimi që do të marrë gjykata.
Shumë banorë janë shumë të sëmura atje , njëri me diabet, njeri me zemër dhe tjetri me tropomozë. Të gjithë banorët janë shumët ë sëmurë. Gjendja atje është shumë e keqe, vapë e madhe, rrimë 14 banorë në kushte shumë të vështira. Ruamë objektin mos na prishin shtëpinë, dhe kemi shpresë se ajo është shtëpia jonë dhe ato po tentojnë të na e vjedhin”, u shpreh Nadire Lile.
(e.m/News24/BalkanWeb)