E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve kritikon Turqinë

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, në raportin e publikuar sot thekson se Turqia zë vendin e parë në botë për burgosjen e gazetarëve.

CPJ thotë se 76 gazetarë kanë qenë në burgjet turke që nga 1 gushti i këtij viti, duke shtuar se 61 prej tyre duket se janë burgosur si rezultat direkt i punës së tyre.
 

Ky Komitet gjithashtu tregon se 70 përqind e atyre gazetarëve kanë qenë kurdë.
 

Sipas raportit, 30 përqind e gazetarëve të burgosur akuzohen për pjesëmarrje në komplote kundër qeverisë, ose për anëtarësim në ndonjë organizatë të jashtëligjshme.
 

Komiteti citon grupet turke për mbrojtjen e lirisë së mediave se deri në fund të vitit 2011 janë regjistruar më shumë se 5000 raste penale kundër gazetarëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›