E Diel, 1 Nëntor 2026

PE pritet të debatojë rreth sanksioneve në rastin Magnitsky

Parlamenti Evropian pritet të debatojë sot një propozim që kërkon nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që të krijojnë kufizime të vizave për zyrtarët rusë, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin e Sergei Magnitsky-it.

Komiteti për Çështje të Jashtme i Parlamentit Evropian së fundmi ka votuar në favor të futjes së sanksioneve për individët që janë përgjegjës për vdekjen e avokatit rus, i cili vdiq në vitin 2009, ndërsa ishte në paraburgim.

Magnistky ishte arrestuar pasi kishte treguar për një zyrtar të lartë rus që ishte i përfshirë në një plan korrupsioni.

I gjithë Parlamenti Evropian pritet që sot ta miratojë këtë propozim.

Përveç ndalesës së vizave, propozimi gjithashtu sugjeron që zyrtarëve të përfshirë në këtë rast t`u ngrijnë asetet në Bashkimin Evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›