E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania “AMC”, fiton licencën e dytë “3G”

Kompania e telefonisë celulare, “AMC”, ka fituar licensën e dytë “3G”. “AMC” bëri tenderin më të lartë në tenderin e AKEP, i cili u zhvillua ditën e sotme. Kompania “AMC”, është operatori i dytë që merr licencën “3G”. Në garë kanë qenë vetëm tri kompani të telefonisë celulare, sepse njëra prej tyre tashmë e disponon një licencë “3G”, të marrë rreth një vit më parë.

Vlerësimi në tender është bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i cili zbaton sistemin e pikëve, të cilat marrin parasysh çmimin e ofertës, që përfshin 90 pikë dhe kohën e mbulimit me shërbim në shkallë gjeografike, që përfshin 10 pikë. “3G”, ofron internet me shpejtësi maksimale në telefoninë celulare.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›