E Shtunë, 31 Tetor 2026

“CEZ”-i kundër kontratës që mbron konsumatorët

“CEZ” kundërshton kontratën e re të paraqitur prej ERE. Në një tjetër seancë dëgjimore me grupet e interesit, këtë radhë në kryeqytet Drejtori i Devizionit të Shpërndarjes pranë “CEZ”, Admirim Lakra deklaroi se aplikimi i disa pikave të kontratës së re që ka të bëj me kamatvonesat, mungesën e furnizimit me energji dhe dëmshpërblimet në rast të luhatjes së tensionit nuk mund të realizohen.
 

“Për situatën e rrjetit ku ndodhemi është e papranueshme koncepti i dëmshpërblimit automatik”, u shpreh drejtori i Devizionit të Shpërndarjes pranë CEZ.
 

Entela Çipa pranë zyrës së Mbrojtjes së Konsumatorit në ERE, deklaron se miratimi i kontaratës së re do të lehtësojë shërbimet për të dyja palët. “Besoj se do zgjidhet pjesa më e madhe e ankesave dhe problemeve që kanë ndaj faturuesit”, theksoi ajo. Pritet që kontrata e re të miratohet në fund të shtatorit dhe hyrja e saj në fuqi bëhet nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›