Kompania Alb-Petrol pritet të dalë në shitje
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti deklaron se zgjidhja më e mirë për këtë kompani është privatizimi, ndërkohë që sipas tij, nuk është përcaktuar ende se në çfarë mënyre do të shitet.
"Do të mendojmë sesi do të jetë forma e privatizimit, me koncesion apo privatizim të plotë. Në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është mbledhur grupi i punës. Ndërkohë që do të zgjidhet një konsulent ndërkombëtar për formën e privatizimit, ndryshimet ligjore etj. Po përgatitet edhe vendimi i qeverisë për ngritjen e një grupi ndërministror. Procesi i privatizimit do të jetë i shkurtër dhe do të realizohet brenda 6-8 muajsh. Do të ftojmë që në tender të marrin pjesë sa më shumë kompani të huaja", deklaron z. Prifti.
"Ne e kemi analizuar disa herë situatën në Alb-Petrol dhe nuk jemi aspak të kënaqur për mënyrën sesi është drejtuar. Për këtë arsye, do të bëjmë ndryshime edhe në Këshillin Mbikëqyrës të kompanisë", theksoi kreu i METE-s.
Z. Prifti premton se gjatë procesit të privatizimit do të përfshihen edhe kompanive shqiptare, nëse këto do të mund të plotësojnë kushtet që do të vendosen nga qeveria për pjesëmarrjen në tender.