Ekonomia e Kinës vijon rritjen

Ekonomia e Kinës e ka marrë përsëri veten. Sipas zyrës kombëtare të statistikave në Pekin, rritja ekonomike në tremujorin e tretë është gati 9 për qind. Në tremujorin e dytë ishte rreth 8 për qind, ndërsa në të parin 6 për qind. Megjithatë ekziston bindja se megjithë krizën ndërkombëtare ekonomike dhe financiare Republika Popullore do të arrijë synimin e qeverisë së saj për 2009 për një rritje të ekonomisë në 8 për qind, bëri të ditur zyra përkatëse. Për të zbutur pasojat e krizës, Kina nisi nëntorin e kaluar një program koniukturor prej 400 miliardë eurosh.