Arrestohet në Itali shqiptari i dënuar me burg për jetë
Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme në Pavia, Itali, pas informacionit të dërguar nga ana e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana homologëve të Interpol Romës, se shtetasi në fjalë ndodhej në territorin italian me gjeneralitete false.
Në momentin e arrestimit ky shtetas përdorte emrin Arben Bakalli, dhe identifikimi u bë nëpërmjet krahasimit të gjurmëve të gishtërinjëve. Shtetasi Fajton Naim Kodra, me datë 30.06.1999, tek Farmacia nr.10, në Tiranë ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sokol Pusha dhe ka plagosur shtetasin Lulzim M., pas një grindje për motive banale.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 16.12.1999, e ka dënuar shtetasin në fjalë me burgim të përjetshëm, për veprën penale të vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër.