Limaj prezanton projektet
Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, në konferencën ''E ardhmja e lidhjeve të transportit evropian'' që po mbahet në Itali, ka prezantuar të arriturat në projektet për rrugët 6 dhe 7, linja hekurudhore 10 dhe partneritetin publiko privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Në takimin me ministrin e Transportit të Italisë, Altero Matteoli dhe zv/presidentin e Komisionit Evropian, Antonio Tajani, ai ka diskutuar edhe për lehtësimin e qarkullimit të udhëtimit dhe për njohjen e patentëshoferëve të Republikës së Kosovës.
Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit përkrah dhe mirëpret çdo iniciativë, e cila mundëson qarkullimin e lirë dhe pa pengesa për të gjithë qytetarët, ka thënë Limaj.
Në këtë takim, Limaj gjithashtu ka prezantuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar. Me këtë rast, është arritur pajtimi që të formohet një komision teknik, për të përgatitur marrëveshjet në fushën e transportit rrugor, midis Kosovës dhe Italisë, që do të rriste bashkëpunimin midis të dy shteteve dhe do të ndikonte drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, thuhet në një komunikatë të MTPT-së.