E Diel, 1 Nëntor 2026

Albtelekom, tarifa të lira, një muaj bisedë falas kush merr një numër të ri



Kompania më e madhe e telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit në Shqipëri, Albtelekom, sjell surprizën e radhës duke hedhur në treg dy superoferta të reja. Paketa “Ekstra” për telefoninë fikse si dhe superoferta e internetit nga Albtelekom sjell mundësi pafund për të gjithë shqiptarët. Duke aplikuar nga data 19 deri më 29 tetor për një numër të ri fiks, kushdo mund të përfitojë tarifën e instalimit, si dhe një muaj bisedë telefonike falas brenda rrjetit Albtelekom. Nëse zgjidhni të keni një numër telefoni fiks nga Albtelekom, ju mund të përfitoni dhe të flisni një muaj bisedë falas dhe pa kufizim me të gjithë miqtë tuaj kudo në Shqipëri. Tashmë kushdo e ka shumë të thjeshtë për t’u bërë pjesë e familjes së madhe të Albtelekom, duke u paraqitur pranë pikave të shitjes së Albtelekom për të marrë një numër të ri dhe të përfitojë nga oferta.

Superofertë për internetin, instalimi, modemi dhe dy muaj internet falas

Albtelekom përmes ofertave gjithashtu ofron mundësinë më të mirë në treg për të pasur shërbimin e internetit me ADSL. Paketa më e re u krijon mundësinë të gjithëve që të përfitojnë nga superoferta e fund-tetorit. Duke filluar nga 999 lekë në muaj, klientët e Albtelekom mund të shijojnë cilësinë e lartë të internetit. Nga data 19 deri më 29 tetor, kompania ofron tarifën e instalimit, modemin dhe dy muaj internet falas. Duke vizituar pikat tona të shitjes, ju mund të aplikoni për ta bërë tuajin internetin nga Albtelekom. Çmimet e paketave të shërbimit të ADSL janë ulur deri në 40 për qind, ndërsa është dyfishuar shpejtësia për paketat e tjera, duke u mundësuar klientëve internet pa limit, me cilësi më të lartë, të shpejtë dhe të sigurt sipas nevojave të tyre.

Aplikimi i çmimeve të leverdishme dhe ofrimi i paketave ekonomike për të gjitha kategoritë e klientëve aktualë dhe atyre potencialë të Albtelekom, ka qenë një nga premtimet kryesore të kompanisë sonë. Ulja e çmimeve dhe ofrimi i paketave ekonomike të telefonisë fikse dhe shërbimit të internetit me ADSL është shoqëruar me rritje të vazhdueshme të cilësisë, sigurisë dhe shpejtësisë, me qëllimin e vetëm, plotësimin e pritshmërive. Ofrimi i mundësive përmes shërbimeve dhe paketave të veçanta, tërheqëse dhe të favorshme do të jetë prioriteti i Albtelekom. Cilësia dhe mbështetja teknike e ofruar nga Albtelekom, ka rritur në mënyrë të vazhdueshme numrin e klientëve dhe u ka dhënë përgjigje pritshmërive dhe kërkesave të të gjitha kategorive të klientëve tanë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›