Kompania Alstom interes për ndërtimin e tramit në Tiranë
TIRANË-Kryeministri Sali Berisha u takua, në Paris, me Patrick Kron, President i kompanisë Alstom, një kompani multinacionale me origjinë franceze, si dhe me përfaqësues të tjerë të këtij grupi.
Zyra e shtypit e kryeministrisë bëi të ditur se gjatë takimit, zoti Kron i paraqiti Kryeministrit Berisha vendimin e Bordit për të qenë prezent në Shqipëri me projekte në fushën e transportit.
Gjithashtu, ai u shpreh i impresionuar nga performanca e ekonomisë shqiptare dhe theksoi se çmonte kontributin e Shqipërisë në këtë diskutim mbi të ardhmen e ekonomisë evropiane, si pjesë e ekonomisë globale, duke dhënë një model të suksesshëm zhvillimi e tërheqës për investitorët e huaj.
Zoti Kron theksoi interesin e kompanisë së tij në ndërtimin e tramit në Tiranë, si dhe projekte të tjera të infrastrukturës.
Kryeministri Berisha i falënderoi dhe garantoi mbështetje e transparencë nga qeveria e tij, për suksesin e çdo lloj projekti që ata do të fillojnë.
Gjithashtu, kreu i ekzekutivit i ftoi ata në projekte të tjera madhore në fushën e energjisë dhe infrastrukturës.
(d.b/BalkanWeb)