E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, mori ryshfet, pranga juristit të ALUIZNI-t

KORÇË-Nën akuzën e abuzimit me detyrën, duke favorizuar përshpejtimin e procedurave të legalizimit të një shtese pallati në qytetin e Korçës, Policia arrestoi të shtunën juristin e degës së ALUIZNI-t në këtë qytet, Elton Docja.

Burime zyrtare nga Policia e Qarkut Korçë bënë të ditur se 38 vjeçari Elton Docja , duke abuzuar me detyrën e tij si jurist i ALUIZNI-t, i ka kërkuar një shtetasi rryshfet prej 200.000 lekësh, duke i premtuar përshpejtimin e procedurave të legalizimit të një shtese pallati.

Referuar burimeve të mësipërme, në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi 40 copë kartmonedha, të prerjes 5000 lekësh të reja, si dhe dokumentat e nevojshme që do të shërbenin për legalizimin e shtesës së pallatit, ndërkohë që 38 vjeçari Docja do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›