E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borë e ngrica në vend, bllokohen akse dhe komuna

TIRANË- Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta të 24 orëve të fundit kanë bllokuar dhjetëra akse rrugore e zona të vendit (kryesisht ato veriore e verilindore), ndërkohë që janë regjistruar disa aksidente automobilistike me disa të plagosur.

Policia këshillon të gjithë drejtuesit të tregohen të kujdesshem gjatë lëvizjes dhe të përdorin zinxhirë. Ne Kraste te martaneshit, 40 minatore qendruan te bllokuar 40 ore ne miniere per shkak te nderprerjes se energjise nga moti i keq.

Moti i ftohtë me temperatura disa gradë nën zero do të pasojë në ditët në vijim. Temperaturat sot do të zbresin me nga 4 gradë Celsius, ndërsa nisur nga dita e dielë temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero

MARTANESH-MINATORËT 48 ORË TË IZOLUAR
Rreth 40 minatorë qëndruan të izoluar prej 48 orësh në zonën Thekën të Krastës, pikërisht në hyrje të një galerie miniere.
Lajmi u konfirmua nga pronari i firmës ‘RaKrom’, Gani Hoxha.

Sipas tij, minatorët nuk mundën të nisin punën ditën e djeshme për shkak të ndërprerjes së energjisë dhe ngecën në hyrje të një prej galerive të minierës.
Hoxha thekson se ndërprerja e energjisë u shkaktua nga moti i keq me stuhi dhe borë duke lënë në errësirë zona të tëra në Krastë. Pronari i bëri thirrje sot CEZ të ndërhyjë për të siguruar energjinë që prej 2 ditësh mungon në zonë dhe minierë.
Pasi lajmi u njoftua në TVNews24, CEZ sistemoi defektin në zonë dhe risolli energjinë duke nxjerrë nga izolimi 48 orësh minatorët e ngujuar në galerinë e minierës.

DURRËS
Rreth 6 tragete me 600 pasagjerë janë nisur që mbremjen e djeshme në portin e Durrësi drejt Italisë. Kohaa e keqe që ka përfshirë Adriatikun ka sjellë vonesa në oraret e mbërritjes në destinacion të udhëtarëve. Autoritetet portuale bëjnë me dije se deti është 8 deri në 9 ballë.

VLORË
Në Vlorë situata mëngjesin e sotëm raportohet më e qetë. Ndërkohë, moti i keq ka shkaKtuar vetëm vonesa në oraret e trageteve.

ELBASAN
Ndryshe nga një ditë më parë situata paraqitet me e qetë në qarkun e Elbasanit, ku sot nuk raportohen komuna të bllokuara. Qarkullimi normal në aksin Qafë Thanë e Qafë Krrabë.

BULQIZË
Janë të bllokuara komunat Ostren e Trebishtë si edhe disa fshatra të Martaneshit. Ndërsa në aksin Fushë Bulqizë - Qafë Bualli, është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.

DIBËR
Në qarkun e Dibrës ka patur probleme në furnizimin me energji elektrike. Ngricat kanë bërë të pakalueshem aksin Peshkopi - Librazh, ndërsa të bllokuara janë komunat Lurë, Kalaja e Dodës dhe Sllova.

PUKË
Në pukë raportohet prezencë e akullit në segmentet rrugore, ku për pasojë ka probleme të qarkullimit, ndërsa aksi Bardhet Iballë është i bllokuar. Si pasojë e ngricave një aksident rrugor është regjistruar gjate natës, në aksin Shkodër-Pukë, por fatmirësisht pa të lënduar.

PËRMET-GJIROKASTËR
Mbetet e bllokuar komuna Frashër, ndërsa në komunat Pogon e Zagorie të Gjirokastrës, lëvizja kryehet me zinxhirë.

BLLOKOHET PIKA KUFITARE E KAPSHTICËS
Reshjet e dëborës të rëna gjatë orëve të natës kanë bërë që pika doganore e Kapshticës të bllokohet gjate gjithe dites. Autoritetet kufitare raportojnë se bora ka bllokuar aksin rrugor Kapshticë-Kozanë, ndërkohë që nuk lejohet kalimi i kamionëve dhe autobusëve. Në pikën doganore të Kapshticës lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve të vogla dhe për këtë është e nevojshme paisja me zinxhirë. Ngricat kanë vështirësuar qarkullimin edhe në aksin Korçë- Kapshticë, në Qafën e Qarrit, Qafën e Llogarasë si edhe në Voskopojë.

(d.b/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Moti keq, CEZ: Mungesë energjie në vend Shembet pjesërisht shkolla 9-vjecare e Macukullit Nga e diela nisin ngricat, temperaturat disa gradë nën 0 PARASHIKIMET NE DITET NE VIJIM

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›