E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq ndërpret dritat, minatorët 48 orë të izoluar në minierë

MARTANESH-Rreth 40 minatorë qëndruan të izoluar prej 48 orësh në zonën Thekën të Krastës, pikërisht në hyrje të një galerie miniere.
Lajmi u konfirmua nga pronari i firmës ‘RaKrom’, Gani Hoxha.

Sipas tij, minatorët nuk mundën të nisin punën ditën e djeshme për shkak të ndërprerjes së energjisë dhe ngecën në hyrje të një prej galerive të minierës.
Hoxha thekson se ndërprerja e energjisë u shkaktua nga moti i keq me stuhi dhe borë duke lënë në errësirë zona të tëra në Krastë. Pronari i bëri thirrje sot CEZ të ndërhyjë për të siguruar energjinë që prej 2 ditësh mungon në zonë dhe minierë.
Pasi lajmi u njoftua në TVNews24, CEZ sistemoi defektin në zonë dhe risolli energjinë duke nxjerrë nga izolimi 48 orësh minatorët e ngujuar në galerinë e minierës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›