E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania "BP" i kërkon ndjesë amerikanëve



Kompania naftënxjerrëse, "British Petrolium" i ka kërkuar ndjesë popullit amerikan për ndotjen në Gjirin e Meksikës dhe katastrofën ekologjike që shkaktoi derdhja masive e naftës në bregdetin e Luizianës.
Deklarata ka ardhur nga vetë presidenti i kompanisë, Svenberg pas takimit me presidentin amerikan Barak Obama, takim ky që u përkufizua nga Svenberg si mjaft konstruktiv.
Takimi i presidentit të "BP" me presidentin amerikan Barak Obama zgjati rreth 4 orë.
"Edhe ne ndjejmë trishtim të thellë për këtë katastrofë e cila nuk do të duhej të ndodhte kurrë. Ne shqetësohemi për njerëzit", është shprehur Svanberg për televizionet amerikane. Kreu i "BP" tha më pas se si pasojë e ndotjes së shkaktuar këtë vit kompania nuk do të paguajë dividentët, por kompensimi do të vijë në vitet e ardshme.
Në takimin mes kreut të "British Petrolium" dhe presidentit amerikan, Obama, Svenberg kishte pranuar se kompania e tij do të paguante që të gjitha detyrimet.
"Unë e sigurova presidentin Obama se ne do të luftojmë për të korrigjuar veprimet tona. Kompania jonë do të mbaj përgjegjësi për të gjitha pasojat që i ka shkaktuar çdo amerikani."- u shpreh kreu i "British Petrolium".
Svenberg u shpreh se kishte dëgjuar nga shumë media se kompanitë e mëdha të naftës janë të papërgjegjshme dhe derdhin në mënyrë të papërgjegjshme sasi të mëdha nafte. Por sipas kreut të kompanisë "BP", kompania e tij nuk ishte një rast i tillë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›