Kompania CEZ më pranë qytetarëve kur u ikin dritat

CEZ Shpërndarje fillon projektin e përditësimi dhe rifreskimit të të dhënave të klientëve me synim krjimin e një shërbimi më të mirë. Gentiana Hykaj, Drejtoreshë e zyrës së Projekteve pranë kësaj kompanie, shpjegon se synimi i këtij projekti është krijimi i i një data-baze të saktë, e cila do ti vijë në ndihmë kompanisë dhe klientëve në raste të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Sipas Drejtoreshës së Projekteve të gjithë konsumatorët duhet të plotësojnë formularin me të dhënat e tyre të sakta, pasi kjo nuk do të ketë asnjë kosto.
Për të lehtësuar klientët në plotësimin e formularëve me të dhënat e tyre shumë shpejt ky projekt do të lancohet dhe në një format on-line.