OKB bën thirrje për mbrotjen e të drejtave të grave në Afganistan

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve në samitin e ardhshëm të NATO-s në Çikago, që të ndërmarrin hapa për mbrojtjen e të drejtave të femrave në Afganistan, para se trupat e jashtme të tërhiqen nga ky vend, në vitin 2014.
Jan Kubish, i dërguari special i OKB-së në Afganistan, tha sot se përmirësimet e bëra në arsimin edhe sigurinë e femrave afgane, gjatë dekadës së fundit, mund të humben derisa qeveria në Kabul po përpiqet të arrijë pajtueshmëri me talibanët, ndërsa NATO-ja përgatitet të largohet.
Zyrtarët që do të marrin pjesë në samitin e NATO-s në Çikago të Shteteve të Bashkuara më 20 dhe 21 të këtij muaji, do ta shqyrtojnë çështjen e financimit të forcave të sigurisë në Afganistan dhe mbështetjen për të drejtat e njeriut.