Çmimin e shitjes së hidrocentralit të Lanabregasit e vendosi një individ

Kreu i Ujesjellesit, Sahit Dollapi
Manovra e qeverisë për të shitur një hidrocentral tek Ujësjellësi i Tiranës, për të futur disa para në arkën e shtetit, kishte nisur të projektohej një vit më parë. Siç raporton e përditshmja Shqip, ky objekt ishte ndarë nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare për tu bërë gati për shitje.
Qeveria kishte kontraktuar konsulentin ndërkombëtar, IFC, për të përgatitur shkëputjen e pesë hidrocentraleve nga KESH-i. Kuvendi miratoi formulën e privatizimit për katër prej tyre, kurse për Lanabregasin u tha se do shihet një mundësi tjetër më vonë.
Megjithatë hidrocentrali u shit krejt në heshtje dhe skandali është se kush e bëri vlerësimin se sa kushton një hidrocentral i tillë. Burime jozyrtare nga IFC thonë se ata nuk janë marrë me diçka të tillë. Ndërkohë Shqip shkruan se vlerësimin për hidrocentralin e shitur për 15 milion euro e kanë bërë disa individë të certifikuar.