Kompania CEZ, përmbarues privat për faturat

“CEZ Shpërndarje” i drejtohet përmbaruesve privatë për të rritur nivelin e arkëtimeve. Brunilda Vlasha, juriste në departamentin e NTL special pranë kësaj kompanie shpjegon se tashmë dërgohen në Gjykatë me qindra raste në muaj të klientëve debitorë, ku përfshihen klientë familjarë, privatë‰, buxhetorë‰ dhe jobuxhetor.
Ndërkohë për ti ofruar klientëve mundësinë e pagimit të borxhit edhe kur e kanë të vështirë nga ana financiare” CEZ Shpërndarje” i ofron qytetarëve mundësine e pagesës me këste.
Kompania “CEZ Shpërndarje” ndërkohë shpjegon se ekzekutimi i vendimeve shpesh has në vështirësi që varen në mënyrë të drejtpërdrejtë‰ me identifikim e debitorit.