E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania “Fiat” pritet të blejë gjigantin “Opel”

Berlin - Kompania italiane e “Fiatit” pritet të blejë pjesën dërrmuese të aksioneve të gjigantit “Opel”. Lajmin e konfirmon revista gjermane “Spiegel”, e cila i referohet burimeve të të dyja kompanive automobilistike. Gjigantët gjermanë të “Opelit” ndodhen në prag të falimentimit, dhe shitja e aksioneve është mundësia e vetme e shpëtimit.

"Fiati do të firmosë të martën për blerjen e shumicës së aksioneve të Opelit", thuhet në revistën "Spiegel".

Sipas kësaj reviste, për “Opelin” janë interesuar edhe disa kompani të tjera, por ajo italiane është më e favorizuara në këtë drejtim. Kjo gjë është miratuar nga qeveria gjermane dhe “General Motors”, kompani e cila ka aksionet kryesore të “Opelit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›