E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR: Shqiptarët do na votojnë

Rrëshen -Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, shprehur bindjen se shqiptarët do t’i japin besimin këtij koalicioni për një mandat të dytë qeverisës. Mediu zhvilloi një takim me simpatizantë dhe anëtarë të kësaj partie në qytetin e Rrëshenit.

"Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të gjithë ne. Qeveria ka marrë masa që t’i pajisë qytetarët me letërnjoftime elektronike dhe karta identiteti dhe aplikimi për to është i rëndësishëm, pasi ato realizojnë plotësimin e standardeve, nëpërmjet të cilave ne do të jemi qytetarë të BE-së", tha Mediu, duke shtuar se "ne duam një të ardhme ndryshe, një Mirditë ndryshe, një Shqipëri dinjitoze, pasi vetëm kështu së shpejti do të anëtarësohemi edhe në BE".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›