Meksikë, shpërthen epidemia e gripit të derrave
Meksiko Siti - Shpërthimi i epidemisë së gripit të derrave ka shkaktuar vdekjen e të paktën 16 personave në Meksikë. Organizata Botërore e Shëndetësisë është e shqetësuar seriozisht për këto raste, dhe konfirmoi një tjetër vatër të gripit të derrave edhe në Shtetet e Bashkuara.
Meksika anuloi sot mësimin për miliona fëmijë në kryeqytet dhe në zonat përreth, pasi autoritetet vënë re rritje të numrit të të vdekurve javët e fundit nga ky virus.
"Është një virus që ka pësuar mutacione nga derrat dhe deri në një farë mase është transmetuar te njerëzit", deklaroi ministri meksikan i Shëndetësisë, Jose Angel Cordova, për rrjetin televiziv "Televisa".
Ai konfirmoi se bilanci i të vdekurve nga kjo sëmundje ka arritur në 16 persona, ndërkohë që dhjetëra të tjerë dyshohet të jenë gjithashtu viktima të gripit të pazakontë në të gjithë vendin.
Ndërsa, OBSH deklaron se rreth 60 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi në vend. Agjencia e OKB-së me qendër në Gjenevë deklaroi se ishte në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet amerikane, kanadeze dhe ato meksikane, dhe se kishte vënë në funksion Qendrën për Operacione Shëndetësore Strategjike (SHOC), qendra për kontrollin e zhvillimeve dhe ngjarjeve shëndetësore akute publike.