Kompania INDRA perzgjidhet nga KQZ per dy projektet pilot
Oferta e kompanisë spanjolle INDRA është përzgjedhur për zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e përmes dy projekteve pilot, në Tiranë dhe Fier. Lajmi u konfirmua zyrtarisht mbrëmjen e sotme nga zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxhaj.
“Kompania INDRA në bazë të materialit të paraqitur është një kompani spanjolle por me një shtrirje në mbi 30 vende të Evropës dhe botës.
INDRA ka eksperiencë të konsoliduar në fushën e menaxhimit të zgjedhjeve si dhe ka realizuar me sukses projekte të ngjashme në fushën e numërimit elektronik të votave, siç janë zgjedhjet për bashkinë e OSLO-s të zhvilluara në Norvegji dhe ato të Londrës të zhvilluara në Angli”-deklaroi zëdhënësja e KQZ-së.
Përvec kësaj Hoxhaj njoftoi se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka hapur procedurën për realizimin e Sistemit Elektronik të Verifikimit të votuesve në qarkun e Tiranës, ku kanë paraqitur ofertat e tyre teknike kompanitë:
1- INDRA, kompani spanjolle
2- Aleat & Morpho, bashkim kompanish shqiptaro franceze
3- Communication Progress, kompani vendase
4- Proton, kompani vendase.
5- R&T, kompani vendase
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave është në fazën e shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave të paraqitura nga këto kompani, për të cilin KQZ do njoftojë në ditët në vijim.