E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi ne Ankara dy viktima dhe dhjetera te plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur ambasadën amerikane në Ankara.
Dy persona kanë humbur jetën, dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Burime zyrtare kanë bërë të ditur për mediat se ka qenë një kamikaz ai që ka shkaktuar shpërthimin, nga i cili janë dëmtuar një hyrje dytësore e ambasadës si dhe muri rrethues.
Vendi është rrethuar menjëherë ngta policia, zjarrfikësit dhe ndërhyrja e shpejtë.
Policisë i ëshët dashur të krijojë një korridor për të kaluar të plagosurit, pasi ishin të shumtë kureshtarët që ishin mbledhur.
Kërcënimi më i madh i brendshëm është ai që vjen nga lëvizja separatiste e punëtorëve të Kurdistanit. Lëvizja konsiderohet si terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Turqia.
Por policia ende nuk ka informacione se kush mund të fshihet pas këtij sulmi.
Turqia ka kërkuar ndërhyrjen ndërkombëtare në vendin fqinj Siri dhe ka në territorin e saj me qindra ushtarë të Natos, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Hollanda.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›