Kompania Megatek, 50% ulje për festën e 2-vjetorit të hapjes
Ditët festive vijnë ndryshe në Megatek. Hipermarketi gjigand pregatitet të festojë 2 vjetorin, e pikërisht në datë 29 megafesta nuk do të mungojë. Megatek vazhdon të ofrojë çmime më të mira në treg. Shumëkush nxiton të bëjë blerjet e fundvitit në këto ditë ofertash, por ka edhe nga ata të cilët presin me padurim surprizat që tre ditëshi i fundvitit 2011-të do të sjellë.
Në datat 29, 30, 31 Megatek do të mbushet me super oferta dhe çmime promocionale për të gjithë ata, që kanë rezervuar fundjavën e fundit të vitit për të bërë blerjet e tyre.
Animatorë prezentë gjatë gjithë fundjavave të muajit dhjetor do të sjellin një program ndryshe, më të pasur e më të larmishëm, për fëmijët. Xhonglerët dhe artistët e cirkut do të vazhdojnë të festojnë në këndin e tyre festiv me babagjyshin, por edhe me personazhe të tjerë shumë të dashur për ta.
Stafi i Megatek premton se atmosfera festive dhe shërbimi cilësor do të ndihet kudo përmes uljeve të mëdha dhe aktiviteteve festive.