E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodafone merr Medaljen e Mirënjohjes nga Shoqata e Jetimëve

Mbi 500 fëmijë jetimë të Shqipërisë u mblodhën në ambientet e Cirkut të Tiranës për të festuar festat e fundvitit të gjithë së bashku. Shoqata e Jetimëve të Shqipërisë mblodhi edhe këtë vit në një festë shumë të bukur fëmijët për t’u dhënë atyre ngrohtësinë e një familjeje në këtë periudhë festash, kur nevoja për dashuri dhe mbështetje është më e madhe se kurrë. Mes shumë miqve, sportistë veteranë, artistë që ishin mbledhur për të festuar së bashku me fëmijët jetimë, ishte dhe Fondacioni Vodafone Albania, i cili në kuadër të projekteve për filantropinë ka qenë një nga mbështetësit kryesor të këtij komuniteti. Gjatë festimeve, kryetari i Shoqatës së Jetimëve të Shqipërisë, Kadri Aliaj, falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme Fondacionin Vodafone, duke i dhuruar Medaljen e Mirënjohjes për merita të veçanta në mbështetje të fëmijëve jetimë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›