E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Europiane e Drejtesise vendos kompanite ajrore do paguajne per dioksidin e karbonit qe clirojne

Gjykata me e larte e Bashkimit Europian la ne fuqi te drejten e bllokut per te detyruar kompanite e huaja te marrin pjese ne tregun europian te emetimit te dioksidit tekarbonit qe pritet te shtrihet edhe ne aviacion qenga 1 janari i vitit 2012.

Gjykata Europiane e Drejtesise ne Luksemburg hodhi poshte nje padi te kompanive ajrore amerikane dhe vendosi qe ligji te ishte i vlefshem. Ligji kerkon qe te gjitha kompanite ajrore qe perdorin aeroportet europiane te kompensojne emetimet e dioksidit te karbonit.

Aplikimi i skemes tregtare per emetimet nuk bie ne kundershtim as me parimet baze te ligjit per sherbimin nderkombetar te klienteve dhe as me marreveshjen per qiejt e hapur tha gjykata ne nje deklarate.

Ambjentalistet mirepresin vendiminBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Te ardhurat do te shkojne per te penguar transformimin e klimes

BNU Organizata per Mbrojtjen e Mjedisit ne Gjermani deklaroi se kjo ishte nje fitore. Edhe pse aviacioni perben vetem pese perqind te emetimit te dioksidit tekarbonit nga njeriu ne mjedis eshte cilesuar si menyra me e shpejte e rritjes se efektit sere dhe per ndryshimet klimatike.

Ne perputhje me marreveshjet nderkombetare

Nderkohe qe vendimi i Gjykates Europiane te Drejtesise eshte i formes se prere serish ka disa hapesira se si mund te implementohen rregullat.

Kompanite ajrore do te mund te paguajne vetem 15 perqind te dioksidit tekarbonit qe ato emetojne. Ligji lejon gjithashtu masa ekuivalente cka nenkupton se do te perjashtohen ato kompani qe vijne nga shtete te cilat kane masa te njetja per uljen e emetimeve te dioksidit te karbonit ne mjedis.

Grupi i kompanive ajrore amerikane tha se do te vazhdoje te gjeje nje zgjidhje brenda kuadrit ligjor te Bashkimit Europian.

Vendimi i sotem izolon akoma me shume Bashkimin Europian nga pjesa tjeter e botes dhe e vendos ne nje pozicion ne kundershtim me rregullat nderkombetare te aviacionit dhe ndryshimeve klimaterike tha grupi ne nje deklarate nga Uashingtoni.

Ky nuk eshte fundi i ceshtjesBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Hillary Clinton u shkroi zyrtareve evropiane per ta rishikuar ligjin

Peter Siegloch Drejtori i Shoqerise se Aviacionit Gjerman BDL tha se vendimi nuk do te thote se debati nuk ka marre fund.

Ne mund te kemi tani nje vendim per Bashkimin Europian por kaosi politik duket se do te vazhdoje tha ai duke kerkuar nje zgjidhje globale te ceshtjes. Padia u ngrit nga kompanite amerikane dhe ato kanadeze por protesta u mbeshtet edhe nga Kina India e vende te tjera me trasportues nderkombetare.

Kritiket e vendimit te Bashkimit Europian kane argumentuar se ne kuader te Paktit te Klimes ne Kioto ne vitin 1997 te gjithe vendet rane dakord per te trajtuar emetimet e aviacionit bashkarisht permes trupit te aviacionit te OKB-se Organizata Nderkombetare e Aviacionit Civil ICAO.

Bashkimi Europian mori nje vendim te njeanshem per shkak te mungeses se progresit ne bisedimet nderkombetare.

Brukseli tashme ka percaktuar nje tavan per nivelin e emetimeve nga fabrikat dhe termocentralet. Emetuesit qe kalojne kuotat e tyre duhet te blejne lejen e emetimit te dioksidit te karbonit.

Shtetet e Bashkuara atje ku ligji per mjedisin eshte kthyer ne qendren e debatit mes demokrateve te Barack Obames dhe konservatoreve Republikane reaguan ashper. Javen e shkuar Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton u shkroi zyrtareve evropiane per ta rishikuar ligjin. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara jane te gatshme per tu kunderpergjigjur por nuk tha se ne cmenyre.

Author Dagmar Breitenbach/Amarildo Topi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›