Kompania Siemens mund të shkurtojë 1400 vende pune
Kompania Siemens ka planifikuar të shkurtojë më shumë se 1400 vende pune për të arritur objektivat financiarë të këtij viti. Sipas agjensisë, "Bloomberg", shkurtimet do të bëhen në Britaninë e Madhe, Suedi, Gjermani dhe Zvicër. Një vit më parë Siemens njoftoi shkurtimin e 17 mijë vendeve pune dhe aktualisht 19 mijë punonjës punojnë me orar të reduktuar.