Kritika Arabisë Saudite: Nuk respekton të drejtat e njeriut
Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International e ka kritikuar Arabinë Saudite se po mban në burg pa gjyq mijëra njerëz që prej vitit 2001. Një raport i ri i organizatës, akuzon shtetin e Golfit për një abuzim të zgjeruar të të drejtave të njeriut në emër të luftës kundër terrorizmit dhe e kritikon komunitetin ndërkombëtar se po qëndronte në heshtje për abuzimet.