Kompania “Yldon” ofron ndihma për Shkodrën
Kompania “Yldon” dhe presidenti i saj Ylli Ndroqi solidarizohen me popullatën e dëmtuar nga përmbytja në zonën e Shkodrës.
Lidhur me këtë kanë mbërritur sot në qytetin verior 25 tonë ndihma në vlerën e 80 mijë eurove.
Ndihmat janë kryesisht në lëngje frutash, ujë, multivitamina, lëngje për fëmijë dhe gra shtatëzëna dhe të sëmurët anemikë.
Trajleri i kompanisë "Yldon" ka dorëzuar sot ndihmat në magazinat e ish-uzinës së telave në këtë qytet.
Në dorëzimin e ndihmave ka qënë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Ilir Meta i cili i ka shprehur mirënjohejn presidentit të kompanisë “Yldon” Ylli Ndroqi për ndihmat e ofruara. Meta gjithashtu k a theksuar se ndihma e biznesit në këto ditë të vështira është mjaft e rëndësishme.