E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania "Yldon" sjell birrën Amsterdam

Amsterdam është birra më e fundit dhe padyshim një ndër më të mirat që vjen në tregun shqiptar falë zgjerimit dhe investimit të kompanisë "Yldon". Kështu kjo birrë e cila e ka qëndrën e saj në Pragë të Çekisë, për herë të parë vjen përpara konumatorit shqiptar me të gjithë dimesionet e saj në formate dhe shije të ndryshme përsa i përket nivelit dhe pëeqëindjes së alkolit. Ka qenë vetë presidenti i kompanisë "Yldon" z.Ylli Ndroqi ai i cili ka prerë shiritin e inagurimit në ditën e parë të punës për kompaninë "Yldon". Një vizitë në të gjithë ambientet e magazinës dhe në zyrat e kompanisë dhe një urim i vecantë për të gjithë stafin e ri dhe energjik kanë qenë fjalët inkurajuese të z.Ndroqi paralel me këshillat dhe udhëzimet për të zbatuar me përpikmëri të gjithë sinjalistikën rrugore dhe rregullat e konkurencës në treg.
Birra Amsterdam vjen në 5 formate të ndryshme në varësi të përqëindjes së alkolit. Kështu Amsterdam me 0% alkol është birra e këshillueshme për të gjithë ata përsona të cilët nuk kanë dëshirë për të konsumuar alkol. Premium Lager Mariner me përqindje alkoli 4.8% është një birrë me standarte për pube, supermarkete dhe lokale. Kjo birrë vjen në formatin 330 mililitër kanaqe dhe shishe si dhe 500 mililitër. Më tej, Amsterdam vjen me explorator me nivel 6.8% alkoli dhe është një burrë e këshillueshme për ata përsona të cilët duan të konsumojnë alkol mbimesatar.
Navigator me 8.4% alkol vjen për të gjithë ata konsumator që duan % të lartë alkoli. Ndërsa maksimator është birra me përqindjen me të lartë të alkolit. Plot 11.6% dhe është një birrë për të gjitha ata përsona të cilët kërkojnë cilësi në produktin që konsumojnë në momente të ndryshme të ditës. Kapja e tregut rajonal është synimi i kompanisë yldon e cila tanimë gëzon të ekskluzivitetin e kësaj birre jo vetëm për shqiperinë por edhe për Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi. Përveç Birrës Amsterdam, kompania "Yldon" tregon edhe birrën Grolsh, një nga birrat më të mira dhe për rrjedhojë edhe më të kërkuara në tregun shqiptar dhe rajonal, si dhe pijet energjike stardon dhe Stradon VIP. Uji Coldon, pijet freskuese Fruktal dhe Rayal Cream janë produkte me të cilat kompania "Yldon" shkon përpara konumatorit shqiptar krenar për korrektesën dhe cilësinë e shërbimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›