E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania austriake e energjisë elektrike mbështet artin në Shqipëri

"Verbund", kompania kryesuese e energjisë elektrike në Austri, e cila po ndërton në Shqipëri hidrocentralin më të madh matriks të përbërë nga turbina të vogla, e konsideron tepër të rëndësishme vendosjen e një marrëdhënieje të fortë me komunitetin në vendet ku operon. Kjo nuk përfshin vetëm mbështetjen e organizatave lokale dhe nismave kombëtare, por shtrihet edhe në sponsorizime aktivitetesh kulturore dhe sportive. Në Shqipëri kompania i ka kushtuar vëmendje të veçantë, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e saj financiare Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Tiranës, një veprimtari që synon të përdorë artin bashkëkohor si një mjet për të analizuar gjendjen e sotshme dhe për të ngritur një zë kritik në diskursin shoqëror. "Verbund" e konsideron këtë një iniciativë tepër të rëndësishme, pjesë e "përgjegjësisë shoqërore" për të mbështetur komunitetin në të cilin operon. Duke mbështetur ngjarjet kulturore, mbështeten edhe rritja dhe zhvillimi i talenteve të reja. "Verbund" është një kompani që e mbështet artin. Ka qenë viti 1970 kur ajo nisi të mblidhte piktura nga Sllovenia dhe nga rajoni i Friuli Venezia Giulia. Në vitin 2004, këto vepra u shfaqën për publikun e gjerë në një ekspozitë në Ëiener Kunstlerhaus. Pikturat u mblodhën më pas në një koleksion dedikuar artit ndërkombëtar bashkëkohor.

"Koleksioni Verbund" përfshin 200 vepra nga 51 artistë të mirënjohur, duke sjellë artin edhe në punën e përditshme. Në 60 vitet e fundit, "Verbund" ka qenë prodhuesi, furnizuesi dhe transportuesi më i madh i energjisë elektrike në Austri. Duke filluar nga mesi i vitit 2005, "Verbund" i ka shërbyer jo vetëm klientëve në fushën e industrisë, por ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive dhe në të shërbyerit klientit përfundimtar. Klientët që kanë kërkuar elektricitet me kosto të ulët, të prodhuar në përputhje me mbrojtjen e mjedisit kanë gjetur vendin e duhur te "Verbund".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›