Kompania e sigurimeve "mbron" ekipin olimpik
Skuadra Olimpike Shqiptare sigurohet nepermjet nje Marreveshje Sponsorizimi ndermjet Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar dhe nje kompanie sigurimesh. Marreveshja eshte per Lojerat Olimpike 2008, per sa i perket sigurimit te ekipit ne Lojera, nga dita e formimit te delegacionit dhe deri ne kthimit e tij ne Shqiperi. Presidenti i KOKSH, Hysen Domi, eshte shprehur i kenaqur nga kjo arritje, ne vazhden e lidhjes se partneritetit te sportit me biznesin. Kjo eshte hera e pare qe ekipi Olimpik sponsorizohet nepermjet nje kompanie sigurimi.